Baner “Kosova është Serbi” në stadium, ndërpritet ndeshja mes Rumanisë e Kosovës
Ndeshja eliminatore mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë nga gjyqtari kryesor i takimit pas një baneri të tifozëve ku shkruhej “Kosova është Serbi”.
Sfida mes Kosovës dhe Rumanisë po zhvillohet në në Bukuresht dhe është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian 2024.
Deri më tani, dardanët kanë zhvilluar 5 ndeshje, ku numërojnë 4 barazime dhe 1 humbje, ndërsa përballja e luajtur në Fadil Vokrri u mbyll në shifrat 0-0.
Asokohe në krye të ekipit qëndronte francezi Alain Giresse. Ardhja e Primoz Glihës e ka rikthyer disi harmoninë, ku përballja e fundit ndaj Zvicrës u mbyll në barazim 2-2, ndërsa Muriqi shënoi një dopietë.
Në anën tjetër rumunët janë më të qetë, për faktin se numërojnë vetëm rezultate pozitive, për më tepër gjenden në vendi ne dytë në grup me 9 pikë. Një humbje e dardanëve këtë të martë do të përkthehej në 10% shanse drejt Euro 2024, duke parë dhe ecurinë e Izraelit i cili po ashtu në rast se mposht Bjellorusinë, do të ngjitej në kuotën e 11 pikëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje