Anëtarësimi në NATO, Maqedonia e Veriut kthen sytë nga Spanja dhe pret verdiktin e saj
Partitë në Maqedoninë e Veriut nuk kanë dyshime se si do të votojnë nëse ratifikimi i protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO vjen në rend dite në Parlament.
Të gjithë, përfshirë edhe ato opozitare, presin që procesi të përfundojë para zgjedhjeve dhe Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e Aleancës Veri Atlantike. 28 vende anëtare tashmë kanë ratifikuar protokollin për pranimin e vendit fqinj në aleancë dhe nevojitet vetëm verdikti spanjoll.
BDI thotë se ratifikimi i Marrëveshjes për anëtarësim në Kuvend është kusht për shpërbërjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
“Tashmë anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është çështje teknike. Me LSDM-në dhe koalicionin është realizuar ky qëllim strategjik. Pres se shumë shpejtë do ta ratifikojmë marrëveshjen edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Pres dhe ftoj në përgjegjësi të gjithë aktorët politik brenda në kuvend”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.
VMRO DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët sigurojnë se do e votojnë protokollin kurdo që të vendoset në rend dite.
“Ne si VMRO DPMNE kemi dorëzuar kërkesë për ratifikim të parakohshëm të marrëveshjes për anëtarësim në NATO dhe mbetemi në qëndrimin se kur të vendoset në rend dite, të njëjtën do ta votojmë”, tha Nikolla Miceski, deputet i VMRO DPMNE-së.
Syrija Rashidi, deputet i Aleancës për shqiptarët beson se formimi i qeverisë së re është sinjal i pastër për fatin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.
“Fakti që Spanja ka formuar qeverinë e re është për t’u përshëndetur, megjithatë ju e dini se qeveria tashmë ka sjellë propozimin për ratifikimin e protokollit dhe apelojmë deri tek kryetari i Kuvendit që sa më parë ta vendosë në rend dite”, tha z. Rashidi.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri pret ndërkohë që protokolli për NATO-n të ratifikohet deri më 12 Shkurt.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West