Nard Ndoka zbulon avantazhet e kandidatit të BF për bashkinë Kukës

13 Shtator 2023 | 15:37

Kreu i PDK Nard Ndoka tha në një intervistë për Euronews Albania se kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kukësin Emri Vata ka disa avantazhe që e bëjnë atë fitues përballë kandidatit të mazhorancës.

Sipas tij, Kuksianët do ta ndëshkojnë këtë mazhorancë për turpin me ish-kryetarin e bashkisë, Safet Gjici dhe për vjedhjen që u bënë votave të tyre në 14 maj.

“Vata ka disa avantazhe ka një goditje të madhe politike vetë rilindja për shkak të garës së pabarabartë në 14 maj përmes ndikimit të bandave. Vata po përballet me kandidat të konsumuar me një mazhorancë edhe më të konsumuar. Por edhe në raport me kandidatin paraardhës të BF, nuk arriti të mbrojë çdo cep të territorit pasi u përqendruar më shumë te programi. Vata është një njohës i mirë i terrenit duke fituam besimin e qytetit. Është edhe pjesa morale, është edhe fenomeni Alma që e shoqëron këtë mazhorancë. Kuksianët do ta ndëshkojnë këtë mazhorancë”, tha Ndoka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024