Zbulohet rajoni që Rusia e kërkon me ngulm/ NATO në super stërvitje, flet analisti

15 Shtator 2023 | 12:46

Analisti Artur Meçollari, foli në lidhje me stërvitjen ushtarake që do të zhvillohet nga NATO.

I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se është një stërvitje që synon të testojë kapacitetet e NATO-së ndaj një sulmi të mundshëm kundër një vendi anëtari të NATO-së.

Gjithashtu ai nënvizoi se stërvitja ka dhe objektiva politike.

“Stërvitja ka një objektiv të qartë. Nga pikëpamja ushtarake stërvitja që zhvillohet në vitin tjetër është e qartë. Ajo është një stërvitje që synon të testojë kapacitetet e NATO-së ndaj një sulmi të mundshëm kundër një vendi anëtari të NATO-së. Nga pikëpamja ushtarake teston kapacitetin, ndërveprimet detare, ujore, shikon mundësinë se cila është nevoja për rritjen e kapaciteteve.

Bëhet fjalë për 14 vende, mbi 30 anije, mbi 32 mijë forca të 14 vendeve. Shikohet se si funksionojnë doktrinat. Pra ka një kompleks të gjerë bashkëpunimi me institucionet e tjera ushtarake. Ka objektiva që duhet të studiohen dhe në fund të nxirren konkluzione të saja. Por ka dhe objektivat politike. Pra ti tregohet Rusisë që vërtetë ke qëllim që të sulmosh një vend të NATO-së, por nuk do ta kesh të lehtë. Një nga objektivat e tjerë, është dhe shkurajimi i kundërshtarit dhe rritja e besimit te forcat e tona aleate”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026