Eduart Gjokutaj: Tregu imobiliar është i prishur nga pastrimi i parasë
Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj ishte këtë të shtunë i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth rritjes së çmimit të referencës së banesave.
Ai tha se në Shqipëri tregu imobiliar është ndikuar nga informaliteti dhe pastrimi i parave të pista. Ai theksoi se me largimin e shumë emigrantëve pritej që çmimet të uleshin, por për shkak të futjes së parave të pista në vend, këtu ndodh e kundërta, gjë që nuk është aspak e arsyeshme dhe e shpjegueshme ekonomikisht.
“U bënë shumë vite që nuk fitohet nga kërkesë-oferta e çmimit pasi jemi në kushtet e një ekonomie informale. Është thënë shpesh që kostot e ndërtimit nuk e përfaqësojnë në një masë të madhe atë që konsiderohet realitet.
Në fakt hapja e një tregu i cili ndikohet edhe nga pastrimi i parave të pista, shembuj në botë ka shumë, unë po marr Kaliforninë e cila dallon pikërisht për këtë arsye. Kjo hyrje e parave, ky model infromaliteti e ka pozicionuar edhe sektorin e ndërtimit, përtej asaj që është një nivel i arsyeshëm ekonomikisht”,-tha Eduart Gjokutaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit