Zizo: Kam këngë me Inteligjencën Artificiale, do garoj në festivalin e fundvitit

18 Shtator 2023 | 09:48

Projekti “Evoluta”: Kombinimi i Artit dhe Inteligjencës Artificiale në një Ngjarje të Paharrueshme të Kulturës dhe Inovacionit.

“Evoluta” është projekti i fundit i Kastro Zizos, i cili bëri bashkë eksperte dhe krijues nga fusha e artit, politikës, shkencës dhe teknologjisë për të ndarë dhe shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi të ardhmen e shoqërisë sonë, në kontekstin e inteligjencës artificiale dhe artit.

Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania Kastro Ziso tregoi se ka këngë të krijuara me inteligjencën artificiale me të cilën do të garojë në festivalin e fundvitit.

“Këtë javë do të çoj një material të punuar nga unë dhe inteligjenca artificiale, kam çuar një shkresë zyrtare, kam bërë gati një çerek projektligj si duhet të përcaktohen të drejtat e autorit në rastin kur është një prodhim në bashkëpunim me inteligjencën artificiale. Kostot e bashkëpunimit me inteligjencën artificiale kanë qenë minimale fare. Kënga është kryer me IA, bëhet muzika, bëhet orkestrimi”, tregoi Zizo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024