Kikia: Unë nuk do përgjigjem për fenë time te censusi, mund të sjellë ndikim negativ
Sot në Shqipëri ka nisur censusi i popullsisë dhe banesave që realizohet një herë në 10 vjet. Të dhënat do të publikohen në qershorin e vitit 2024. Por pyetja rreth fesë së individëve të cilët do të plotësojnë censusin ka ngjallur shumë debate.
Gazetari Mentor Kikia tha për Euronews Albania se ai vetë nuk do i përgjigjet pyetjes së censusit për fenë e tij, kjo pasi ai mendon se kjo është një çështje krejtësisht personale dhe se mund të ndikojë negativisht në harmoninë fetare në vendin tonë.
“ka ndodhur një gjë, shqiptarët, një nga gjërat që kanë trumbetuar fort dhe me krenari ka qenë bashkëjetesa fetare, brenda një familje burri ka qenë mysliman, gruaja katolike apo ortodoke. Kanëq qenë raste shumë të izoluara ata që refuzonin të bënin krushqi apo të vendosin raporte njerëzore për shkak të fesë.
Në momentin kur futet feja, besoj se kjo do fillojë të fusë një garë mes komuniteteve myslimane për të treguar se kush është dominant. Shqipëria historikisht njihet si një shtet me shumicë mysliman. Unë personalisht jam mysliman por nuk kam shkuar asnjëherë në xhami e as në kishë. Unë do ta refuzoj ta plotësoj pyetësorin për çështjen e fesë. Unë mendoj se ajo është një çështje krejtësisht personale që nuk është se i intereson shtetit dhe mund të çoj në gërryerjen e kësaj bashkëjetese paqësore”,-tha Mentor Kikia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje