A do sjellë pasoja censi? Ministrja Ibrahimi: Ja çfarë do ndodhë…
Ministrja e shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj ishte këtë të hënë e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania për të folur rreth censusit të banesave dhe të popullsisë.
Ministrja Ibrahimi e pyetur se çfarë pasojash do të sjellë në rast se me Censin do të mësohet se numri i popullsisë është më i ulët nga 2,8 milionë, tha se në radhë të parë censusi i popullsisë do të japë një panaoramë të qartë dhe të pakundërshtueshme të numrit të saktë të banorëve.
Ajo shtoi se numri tashmë nuk është më 2,8 milionë banorë dhe se emigrimi është një çështje që edhe pse ëhstë fenomen normal, e shqetëson qeverinë.
“Censi bëhet pikërisht për të bërë fotografimin e numrit të popullsisë në radhë të parë, për të dhënë një shifër të saktë e cila do të jetë pa diskutim e pakontestueshme dhe duke qenë se do të përdoret teknologjia e fundit që lë gjurmë në çdo hap të procesit, aktualisht popullsia e regjistruar në fillim të vitit 2023 është 2 milionë e 761 mijë banorë, pra nuk është më 2.8 milionë dhe rënia e popullsisë ka vite që edhe në statistika që kanë qenë të bazuara në vrojtime dhe jo në fotografim të plotë është reflektuar në rënie.
Emigracioni është një shqetësim jo vetëm i opozitës dhe gazetarëve por është edhe një shqetësim i qeverisë të cilën ne mundohemi ta adresojmë nëpërmjet politkave të ndryshme. Shqetësimi ndryshon se ne duhet të ndërtojmë politika që njerëzit të qendrojnë në vend”,-tha ministja.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq