Ish-myftiu Gurra: Besimi fetar nuk duhet të jetë opsional në cens
Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se besimi fetar në cens nuk duhet të jetë opsional.
Sipas tij deklarimi i besimit fetar është i domosdoshëm të bëhet nga qytetarët.
“Në vlerësimin tim edhe të lënit opsional në regjistrimin e popullsisë, pikërisht besimin, etnitetin dhe gjuhën, në pikëpamjen time është problematike. Përkundrazi janë pjesë e ndjeshmërisë kombëtare dhe fetare. Përse duhet të jenë opsional kur mund të jetë si të gjitha pyetjet e tjera? Duhet të ishte si ato, ose të mos përfshihej në atë mënyrë. Unë e shikoj të drejtë në pikëpamje të besimit dhe jo institucioneve që e përfaqësojnë aq sa e përfaqësojnë secilën pjesë të besimit. Lënia opsionale, në mendimin tim nuk është e drejtë,” – u shpreh Gurra.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta