Censi, komunitetet fetare apelojnë për t’u deklaruar
Të hënën ka nisur censi i regjistrit të popullsisë në të gjithë vendin. Çfarë vihet re është se komunitetet fetare kanë qenë shumë të gatshme për të ftuar qytetarët që të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare në formular, ndonëse kjo gjë nuk është e detyrueshme.
Madje deri diku mund ta quajmë edhe si një “garë” mes komuniteteve fetare, për të bindur sa më shumë qytetarë, për të “mbledhur” sa më shumë qytetarë.
Përveç statuseve nga institucione apo subjekte të ndryshme fetare, ka edhe video informuese dhe sensibilizuese që tregojnë lidhur me rëndësinë e censit.
Ndërkaq, një debat virtual ka ndodhur mes sipërmarrësit Gjergj Luca dhe pastorit Akil Pano.
Thirrjet e të dyve kanë qenë të ndryshme sa i takon deklarimeve për censin.
Thirrja e Gjergj Lucës:
Unë kam nënë myslimane, baba katolik, grua ortodokse, një kalama e kam pagëzuar ortodoks, një tjetër më ka shkuar tek xhamia e lagjes këtu, po bëhet një e madhe, është futur në themel. I pëlqejnë myslimantë. Unë iki falem në Kishë, shkoj dhe në xhami. Tani çfarë të shkruaj këtu? Mua të gjitha fetë më pëlqejnë. Jam duke e shkruajtur shqiptar. Dhe ju bëj thirrje miq, të gjithë këtu tek feja të shkruajmë shqiptarë ,se ne jemi për kombin përpara e për atdheun, pastaj për fetë.
Thirrja e Akil Panos:
Thirrja e Lucës që Shqiptarët të mos prononcohen për fene por tek kategoria e perkatësise fetare të deklarohen vetëm ‘Shqiptare’ na kthen tek reminishencat e së shkuarës komuniste. Populisti Luca na kthen pas tek koha e eterve komuniste te cilêt e degjeneruan fene ne cdo formè. Lufta ndaj fese nisi me perbalt en e figurave tè larta te klerit si bashkepunëtore me armikun. Ndêrsa pjesa dermuese e perfaqësuesve te klerit ishin kapacitete te larta intelektuale, regjimi komunist i lidhi me injorancen dhe prapambetjen. Perbaltja e figurave de personaliteteve fetare ishte vetëm fillimi i projektit komunist. Me pas ideologia marksiste, censura, burgimet, shkatërrimi i objekteve të kultit dhe ligji kushtetues per ndalimin kategorik të fese ne Shqipëri. ‘ “‘Mieshtri i peshkut’ te beje kujdes kur prononcohet per fenë e Shqiptarève dhe vecanërisht kur ben thirrje publike te ketij lloji, pasi zgjon tek shqiptaret kujtimin e dhimbjes, dhunes, burgosjes dhe martirizimit te njerezve te fese. Feja e Shqiptarit nuk eshte shqiptaria o Luc. Pashko Vasa ose Vaso Pasha ne poezine e ti i bente thirrje Shqiptarève per bashkim, ne një kohë dhe kontekst te caktuar per vendin qe te gjithe e njohim. Thirrja e tij nuk ishte kerkese per mosidentifikim te shqiptarëve ne kuadrin fetar, por thirrje per bashkim kombetar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve