Censi i 2011 në dëm të myslimanëve? Sekretari i Këshillit Ndërfetar: Skandali i madh

18 Shtator 2023 | 22:43

Flet Sekretari i Këshillit Ndërfetar, Genti Kruja foli në lidhje me censin që do të bëhet këtë vit për regjistrimin e banesave dhe popullsisë.

I  ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai bëri me dije se besimtarëve u është bërë thirrje që të vetëdeklarohen në cens për besimin e tyre.

Më tej ai theksoi se ky shqetësim ka ardhur pasi në vitin 2011 shumë besimtarë nuk janë regjistruar.

“Komuniteti fetar u ka bërë thirrje besimtarëve të tyre, që të vetëdeklarohen për besimin tek censi. Pra nuk është  një shqetësim aktual, por është një shqetësim i mbartur nga censi i fundit  në vitin 2011 i kontestuar në komunitetet fetare, jo për arsye të numrave por për arsye të problematikave në numërimin e popullsisë.  Një nga problematikat e vitit 2011, ku duke filluar nga kryetari i komunitetit mysliman ku deklaroi se familjarisht nuk është numëruar ne censin e  2011. Po ashtu dhe unë atëherë nuk kam qenë regjistruar në cens. Mesa u tha dhe nga ministrja nuk besoj se do të përsëriten problemet e mëparshme”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026