Bejko paralajmëron përjashtime: Konservatorët britanikë hoqën 20 deputetë

19 Shtator 2023 | 12:39

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko tha në një intervistë për Euronews Albania se konservatorët britanikë hoqën 20 deputetë për shkak se nuk mbanin të njëjtin qëndrim si partia duke nënkuptuar këtu se mund të ketë përjashtime.

Sipas tij nuk ka kuptim që të vazhdojë të qëndrojë në parti Sali Berisha kur vetë Bardhi që sot është bashkuar me të e ka përjashtuar nga partia.

“Këta jo vetëm që nuk janë në linjën e partisë dhe nuk i zbatojnë vendimet e partisë, del e thotë ‘nuk e njoh partinë’. Po si del ti flet në emër të partisë kur ti nuk njeh kryetarin e forumeve të partisë? Po ata njerëz, ata demokratë që rezistuan? Ata demokratë që nuk u bashkuan me Berishën nuk është se qëndruan nga unë, nga Basha, nga Bardhi apo të tjerët. Ata janë demokratë që e kanë refuzuar Berishën në kohën kur ne të tjerët nuk flisnim. Unë kam respekt për ata dhe do t’i mbështes deri në fund,” – u shpreh Bejko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026