Haxhiu: Bardhi, figurë komike! E bën vetëm të jetë në listën e Berishës për deputet
Gazetari Baton Haxhiu tha në një intervistë për Euronews Albania se pavarësisht se e ka pëlqyer Gazment Bardhin, tashmë ai ka kaluar në pozicionin e një figure komike që gjithçka po e bën vetëm të jetë në listën e Sali Berishës.
Sipas gazetarit, gjithçka po bëhet tani është vetëm për zgjedhjet e vitit 2025.
“Bardhi do të jetë një prej figurave që unë e kam pëlqyer, por do të jetë një prej figurave komike në këtë proces, pikërisht sepse të ardhmen e sheh brenda një strukture konjukturale për të qenë ose për të fituar postin e deputetit dhe asgjë më shumë dhe një njeri i cili ka bërë beteja publike ta zhvendosë veten…mendoj që deputetët e tjerë janë pa ndonjë kredibilitet publik, janë të vlerësuar nga vendet ku vijnë, por nuk kanë treguar asgjë dhe fakti që Bardhi i cili e ka mbajtur barrën kryesore gjatë kësaj periudhe, kundër Berishës dhe të tjerëve dhe shkon në shtratin e tij, ka të bëjë me dinjitetin dhe problemi është që këtu dinjiteti ka humbur me kohë e njerëzit kanë kaluar tërësisht në një pozicion pragmatik. Ky pragmatizëm është i përqendruar te zgjedhjet e vitit 2025 që me siguri Bardhi mendon se do të jetë në listën e Berishës ose në partinë që vjen, sepse çështja e partisë tashmë ka përfunduar,” – u shpreh Haxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet