Arrestimet e SPAK, Haxhiu: Tani ka lëvizje, në periudhë fushate ka paqe
Gazetari Baton Haxhiu tha në një intervistë për Euronews Albania se deri kur të fillojë fushata zgjedhore ne shtator SPAK-u e ka folusin te krimi, ndërsa në periudhë fushate, nëse nuk ka krim të dukshëm, atëherë bën një kompromis dhe i pushon çështjet e korrupsionit.
Sipas tij SPAK-u nuk po i rëndon as Edi Ramës, as opozitës, por kriminelëve.
“Deri në shtator kur fillon fushata zgjedhore do keni arrestime të vazhdueshme. Kur fillon fushata zgjedhore megjithatë, sistemi i drejtësisë e bën një farë paqeje për 6-7 muaj ose 1 vit, vetëm nëse ka krim të faktuar, të themi vrasje e gjëra të tilla, përndryshe këto gjërat korruptive pushojnë. Me këtë logjikë tani jemi në periudhë lëvizjesh. Nuk e di lëvizje të forta a të buta, krimi është krim, arrestimi është arrestim, burgosja është burgosje. SPAK-u nuk po i peshon as Ramës, as opozitës, por kriminelëve ose keqbërësve,” – u shpreh Haxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania