Aksident i rëndë në Malin e Zi, autobusi bie në humnerë, raportohet për viktima
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Obzovicës, në Malin e Zi, ku një autobus ka dalë nga rruga duke shkaktuar dy viktima.
Akasidenti ndodhi në rrugën interurbane Budva-Cetinje.
Sipas mediave vendase si pasojë e rrëzimit të mjetit kanë mbetur të lënduar 17 persona, të cilët janë transportuar me urgjencë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.
Raportohet se në autobus gjendeshin 35 udhëtarë, mes të cilëve dhe fëmijë të mitur.
Policia e shtetit fqinj ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili në deklarimet e tij në polici ka thënë se ndjeu dhimbje të forta në kokë përpara se autobusi të përplasej me bordurat anësore dhe të përfundonte në humnerë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë të kërkojnë për persona që mund të jenë të bllokuar poshtë mjetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut