Spahiu: Ju jap një zarf me 10 emrat e atyre që do kontrollojnë pikat e basteve
Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se është i gatshëm të japë një zarf me 10 emra të atyre që do të kontrollojnë pikat e basteve në Shqipëri.
Sipas tij ligji për legalizimin e basteve, është një ligj i bërë sipas mënyrës shqiptare dhe se presidenti Begaj nuk duhet ta miratojë, pasi sipas Spahiut, ky ligj ka kufizime të theksuara dhe diskriminuese.
Ai shtoi se shqiptarët e kanë më të lehtë të licencohen në pika bastesh jashtë shtetit se sa në vendin e tyre.
“Kjo ka vlerë që unë në një zarf të mbyllur të të jap 10 emra dhe t’i hapësh ditën që do të licencohet. Ky ligj është alla-shqiptarçe. Javën e kaluar një miku im shtetas shqiptar ka blerë një pikë bastesh në Milano në vlerën 1000 mijë euro.
Nuk ka pasur asnjë ditë eksperiencë në fushën e basteve, nuk ka jetuar në tre shtete të BE-së dhe e treta nuk ka kaluar asnjë komision as shtetëror dhe asgjë. Kështu ndodh, jo vetëm në Itali, por në çdo vend të BE-së si ka mundësi që këta në vitin 2023 këta miratojnë një ligj që shqiptarët e kanë më të thjeshtë të licencohen në fushën e basteve në një vend të BE-së se sa në vendin e tyre.
Presidenti i Republikës nuk duhet ta miratojë këtë ligj, pasi e para ka kufizime të theksuara shumë diskriminuese dhe e dyta po ti hyjmë konsumatorëve i bie që vetëm 10% të konsumatorëve tu jepet e drejta për të konsumuar baste”,-tha Kreshnik Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë