Nikotina me shije frutash lejohet edhe për fëmijët në Britani
Fëmijët mund të konsumojnë pluhurat e fuqishëm të nikotinës, të cilat aktualisht janë të ligjshme për t’i blerë në Britani.
Pluhurat e nikotinës po shiten në qese të madhësisë së çamçakëzit dhe vendosen në gojë ku treten dhe përthithen nga trupi. Meqenëse ato nuk klasifikohen si produkte duhani në MB, ato aktualisht mund t’u shiten ligjërisht fëmijëve.
Ashtu si disa produkte të diskutueshme vape, disa marka shfaqin shije miqësore për fëmijët, si ‘ariu i thartë’ ose ‘karamele vanilje luleshtrydhe’ në paketim me ngjyra të ndezura që janë të stampuara me personazhe vizatimorë. Disa shitës online po i reklamojnë produktet si një alternativë ‘më të shëndetshme’ sesa “vape”.
Ekspertët dhe grupet kundër duhanit i kërkuan dje qeverisë që të ushtrojë kontroll dhe të mos lejojë që produktet t’u shiten fëmijëve. MailOnline gjeti disa shije karamele të pluhurave që shiteshin në internet që përmbanin gati 33 mg nikotinë për qese.
Për krahasim, një cigare e vetme përmban nga 8 deri në 20 mg nikotinë.
Pluhurat e nikotinës me shije karamele shiten në vaska që përmbajnë vetëm 20 qese për vetëm 4,50 £, që do të thotë se fëmijët nen 18 vjeç mund të blejnë një sasi të madhe nikotine relativisht lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës