Kampionët e nisin mbarë, Barcelona shtang Antwerpin, Milani barazon me Newcastle

20 Shtator 2023 | 13:49

E marta e Ligës së Kampionëve ka ardhur pa shumë surpriza sa i përket rezultateve të 8 përballjeve të zhvilluara. Kampionët në fuqi të Manchester Cityt kanë triumfuar pa shumë mundin ndaj Crvena Zvecdës me rezultatin 3-1.

Serbët kaluan në avantazh në pjesën e parë duke e mbyllur 0-1, me qytetarët që përmbysën gjithçka pas një dygolëshi të Alvarez dhe Rodrit.

Në të njëjtin grup Leipzig mposhti në transfertë Young Boys po me rezultatin 1-3. Përballja e luajtur në San Siro mes Milanit dhe Newcastle u mbyll pa gola. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë më të mirë në raport me kundërshtarin por pa mundur të gjejnë golin. Vendi i parë në grupin F i takon PSG-së e cila fitoi pastër në shtëpi ndaj Dortmundit.

Debutimi në Ligën e Kampionëve nuk shkoi mirë për Antwerpin, i cili pësoi 5 gola në transfertën e Barcelonës. Katalanasit dominuan në çdo aspekt kundërshtarin duke shënuar 5 herë. Joao Felix u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa shënoi një dygolësh. Në Hamburg Porto fitoi ndaj Shaktarit, me këta të fundit që ndeshjet si pritës nuk mund ti zhvillojnë në Ukrainë. Përballja u mbyll në shifrat 1-3.

Portieri Provedel ishte heroi i Lazios në përballjen me Atletico Madrid duke shënuar golin e barazimit për lacialët në minutat e fundit e vulosur barazimin 1-1. Vendi i parë në këtë grup i takon Feyenoord, që fitoi 2-0 ndaj Celtic në shtëpi, me miqtë që u ndëshkuan me dy kartonë të kuq.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026