Debate në KS/ Rama-deligacionit rus: Ndaloni luftën dhe Zelenksi s’do mbajë fjalën
Këshilli i Sigurimit që po drejtohet nga Kreu i qeverisë Edi Rama është shoqëruar me debate, ku shkak është bërë prania e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Përfaqësuesi i Rusisë, ka ndërhyrë në mënyrë që presidenti ukrainas të mos marrë fjalën në Këshillin e Sigurimit, ndërsa Rama i është kthyer duke iu drejtuar se Zelensky nuk do të flasë vetëm nëse Rusia ndalon luftën.
Debati:
Rama: Një goditje mjaft mbresëlënëse por shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Zelenksi do të flasë para anëtarëve të Këshillit. Ka një zgjidhje për këtë,. Ju ndaloni luftën dhe presidenti nuk do të mbajë fjalën”-tha Rama.
Delegeacioni rus: Dua të tërheqë vëmendjen tuaj se ju sot po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit, nuk po flisni si përfaqësues i Shqipërisë, objektivi jua është të zhvilloni një takim.
Rama: Sapo ju përgjigja pasi mu drejtuat si kryeministër shqiptar dhe pasi filluar të thoni gjëra të pasakta lidhur me atë çfarë është procedura këtu. Nëse nuk doni të përgjigjem si kryeministër shqiptar mos më provokoni.
Delegacioni rus: Në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër por si kryetar i KS. Jemi të angazhuar në një dialog proceduror. Ju lutem përmbahuni nga vlerësimet politike në deklaratat fillestare për Këshillin.
Rama: Ishit ju që folët për NATO-në, megjithatë a mundemi tani të fillojmë me seancën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)