Ferit Hoxha: Ia dolëm! Prania e Shqipërisë në OKB, kulminante për diplomacinë tonë
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha tha për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se mbledhja e kësaj të mërkure në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nën drejtimin e Shqipërisë, ka shënuar për vendin tonë një moment kulminant në aktivitetin diplomatik.
Ai tha se është i fundit që duhet të flasë për këtë çështje pasi është pjesë e presidencës shqiptare të Këshillit të sigurimit, por mendon se ia dolën të përçonin zërin e Shqipërisë në mbledhjen e rëndësishme.
“Prania e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ka qenë në përputhje me atë që ne mendonim se duhej bërë, për të sjellë një zë, për të qenë aktiv, sepse kishim menduar se do vinim për të punuar dhe besoj se ia kemi dalë. Unë jam i fundit që duhet të flasë për të, pasi unë jam i përfshirë dhe mandati sapo ka filluar. Por mund t’ju them një gjë, takimi i sotëm është absolutisht një moment kulmor në aktivitetin tonë diplomatik”,-tha Ferit Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë