Aktivisti: Vetëm 8 mijë shtretër në konvikte, po “luftohet” për 1 vend
Ditën e djeshme janë bërë shumë virale në media të ndryshme onine disa video ku shfaqen radhë të gjata të studentëve, të cilët “luftojnë” për të marrë një dhomë në godinën përkatëse.
Ata kanë pritur për orë të tëra në radhë, në diell dhe kjo është komentuar si një formë aspak e përshtatshme për t’u akomoduar në Qytetin Studenti, madje nuk është pak të themi ofenduese.
Glevio Tabaku, aktivist nga PortaliStudentor.al tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se numri i shtretërve në konvikte është shumë më i ulët se sa numri i studentëve që kanë nevojë për to, çfarë ka çuar në këtë “luftë” të vërtetë mes tyre për të për të përfituar një të tillë.
“Ka pasur interes më të madh se qiratë kanë shkuar në qiell dhe janë të papërballueshme për studentët. Qiraja për një apartament 1+1 ku mund të rrinë deri në 3 vetë maksimumi, është 350 euro. Në Tiranë studiojnë 53 mijë studentë, nga këta kapaciteti i konvikteve është 8 mijë shtretërve, pra vetëm 15 për qind e tyre mund të fusin kokën në konvikt. Kjo solli edhe kaosin që keni parë në video”, tha aktivisti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekskluzive| Artisti i murales te Qyteti Studenti: Më vjen mirë që e lidhin me LGBT+
- Pastori: Muralja te Qyteti Studenti është kundër fesë, është helmuese
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:31 Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj
- 14:29 Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme
- 14:26 Lituania shfuqizon dispozitën kushtetuese që ndalon armët bërthamore
- 14:22 Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
- 14:22 Kallas: Bosnja të përshpejtojë reformat për në BE, mundësia mund të mos jetë e hapur gjithmonë
- 14:18 Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti