Ministri Selimi: KQZ-ja duhet të ishte informuar më mirë për kandidatët, para se të jepte vendimin

26 Janar 2021 | 17:57

Në më pak së një muaj në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Balkan Talks ka sot në fokus strategjinë dhe taktikat elektorale të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila drejtohet nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.  

Ministri i Drejtësisë dhe anëtari i kryesisë, Selim Selimi tregoi detaje për organizmin që po bën AAK-ja në garën e 14 shkurtit.

Një nga çështjet kryesore këto ditë është problematika e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me listat e partive që garojnë mes tyre është edhe AAK-ja. Ai tregoi qëndrimin e partisë së tij për këtë çështje.

“Ne kemi dërguar ankesë për të sqaruar refuzimin e katër kandidatëve tanë, ku njëri prej tyre është kthyer se ka qenë një gabim teknik, por për tre të tjerët kemi dërguar ankesën dhe do i ndjekim procedurën ankimore, pasi për ne është e rëndësishme që të sqarohet çështja e dënimeve,”, shprehet ministri i drejtësisë.

Sipas ministrit, KQZ-ja duhet të ishte informuar më mirë për të gjithë kandidatët para se të jepte vendimin.

“KQZ-ja është e përbërë nga politika pasi anëtarët delegohen nga partitë politike. Vendimmarrja është me votë dhe për vendimmarrjen e fundit ne mendojmë se duhet të ishin informuar më mirë, të shfrytëzojnë zyrën ligjore apo  të dërgojnë sqarim  në instanca të tjera të cilat mund ta japin këtë sqarim”, tha z. Selimi për Balkan Talks.   

 Duke qenë ministër i Drejtësisë, ai shpreh dhe mendim i tij nga posti që mban.                                                                                                                                    

“Sulmet ndaj KQZ-së nuk duhet të jenë politike pa u sqaruar plotësisht çështja e këtyre vendimeve gjyqësore”, – anëtari i kryesisë së AAK-së. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026