Shisnin aksesorë diamanti e floriri pa faturë tatimore, në pranga 2 persona

21 Shtator 2023 | 10:20

Policia e Tiranës ka arrestuar pranga 2 persona administratorë biznesesh pasi shisnin pa faturë tatimore, ora të markave të shtrenjta, si dhe aksesorë diamanti dhe floriri.

Në pranga kanë rënë administratorët e këtyre bizneseve, D. S., 52 vjeç dhe K. Z., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për moskryerje të detyrës, për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonat ku janë 2 dyqanet.

“Në kuadër të këtij operacioni janë gjurmuar 2 dyqane që shitnin ora dhe aksesorë të tjerë, online dhe në njësi fizike në kryeqytet. Gjatë kontrolleve në njërin dyqan (të paregjistruar në organet tatimore), me administrator shtetasit D. S., u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 195 ora të markave të shtrenjta dhe 19 palë syze, ndërsa në dyqanin tjetër, me administrator shtetasin K. Z., u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 33 ora të markave të shtrenjta, aksesorë diamanti dhe floriri, si dhe 5100 euro, 2000 dollarë dhe 121 400 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026