“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, Selimi mbështet idenë e Ramush Haradinajt

26 Janar 2021 | 18:13

Ditët e fundit, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se nëse nuk anëtarësohet Kosova në BE do kërkojë referendum për bashkim me Shqipërinë.

Këtë deklaratë të shefit të partisë së tij, ministri Selim Selimi e konsideron si një gjë të drejtë dhe që duhet bërë nëse Evropa nuk i pranon dhe pas plotësimit të kushteve.

“Kjo është një deklaratë plotësisht legjitime, pasi për 20 vite jemi mohuar në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Ne kemi plotësuar kushtet dhe e meritojmë anëtarësimin.  Pas këtij refuzimi është legjitim dhe referendumi”, shprehet ministri i drejtësisë për Balkan Talks.

Pas kësaj deklarate ka reaguar dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, cili mendon se me Kurtin kryeministër dhe Haradinajn president Kosova është e rrezikshme për Evropën dhe botën. Por ky pretendim i Vuçiç kundërshtohet nga z. Selimi, i cili thotë se nuk është Kosova, por Serbia ajo që përbën rrezik për Evropën dhe botën.

“Nuk përbën rrezik Kurti kryeministër dhe Haradinaj president, por Vuçic që është sateliti i Rusisë,” – tha zoti Selimi. 

Ai nuk hodhi poshtë as koalicionin pas zgjedhor me Vetëvendosjen. Gjatë intervistës në “Balkan Talks”, ministri i Drejtësisë së Kosovës foli është për ish-krerët e UÇK-së në Hagë dhe mbështetjen që ka ofruar institucioni që ai drejton.

“Ne besojmë në drejtësi se ka qenë dhe do jetë edhe këtu në anën tonë. Ministria ka nënshkruar udhëzime për mbrojtje ndaj tyre, familjeve dhe kompensim për ata që shpallen të pafajshëm”, shprehet anëtari i kryesisë së AAK-së.

Nisur nga fakti se z.Selimi është nga Lugina e Preshevës, gazetari Franko Egro shfrytëzoi rastin ta pyeste atë përsonalisht se çfarë qëndrimi ka për çështjen shqiptare aty, për këtë ministri u përgjigj: “Kur kemi qenë në dialog çështjen e Luginës e kemi shtruar aty për të drejta e tyre. Ne nuk negociojmë sovranitetin tonë”, tha z. Selimi.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026