Deputeti ukrainas përgëzon Ramën: Bëri punë të mirë në KS, gjuha e duhur me Rusinë

21 Shtator 2023 | 12:20

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko përgëzoi qasjen e kryeministrit Rama në Këshillin  e Sigurimit në OKB ndaj Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas deputetit është shumë e rëndësishme mbështetja që kanë marrë për integritetin territorial.

“Mendoj se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një punë shumë të mirë. Ai foli qartë dhe sakte dhe veproi mirë kur ndaloi ambasadorin rus që po ngrinte akuza kundër Ukrainës. E veçantë ishte pjesa kur Rama i tha ambasadorit se nëse nuk donte të dëgjonte Ukrainën atëherë ishte i lirë të largohej. Kjo ishte gjëja e duhur,” – u shpreh Goncharenko.

Deputeti ukrainas shtoi gjatë intervistës për Euronews Albania se është qesharake të thuash në Këshillin e Sigurimit qe Rusia po përpiqet të ofrojë opsione për paqe.

Ndërkohë sa i takon një mundësie për të arritur paqen mes Ukrainës dhe Rusisë pas një viti e gjysmë luftë, Goncharenko tha: “Nuk ka asnjë negociatë mes Ukrainës dhe Rusisë. Ne jemi të qartë për qëndrimin tonë që nuk mund t’i lëmë asnjë territor Rusisë. Plani i paraqitur nga presidenti Zelensky në Kombet e Bashkuara e konfirmon këtë pozicion. Edhe pse ne jemi të gatshëm të bisedojmë për paqen, është Rusia ajo që do të ruajë kontrollin mbi disa territore ukrainase, por jemi ne që nuk do ta pranojmë kurrë këtë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026