Ballkani synon fitoren ndaj Plzen, luhen 31 përballje në Conference e Europa League
Ballkani kërkon ta nisë mbarë rrugëtimin në Ligën e Konferencës, ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjteje përballet në transfertë me Victoria Plzen. Të besuarit e Ilir Dajës vijnë me një formë pozitive në këtë përballje, ndërsa vuajnë mungesën e dy futbollistëve.
Edhe në kampion çek atmosfera është e mirë, me Plzenin që ka 5 fitore radhazi. Vendësit cilësohen favoritë absolutë, por Ballkani ka treguar se mund të bëjë mirë dhe në arenën Evropiane, ndërsa kujtojmë se dy përballejt e radhës në Conference League i luan në shtëpi, ndaj një pikë në transfertë do të cilësohej nisje e mbarë.
Europa League po ashtu nis rrugëtimin me 16 përballje, ku nuk mungojnë emrat e mëdhenj të futbollit në Evropë. Liverpooli i cili konsiderohet ndër favoritët për fitimin e kompeticionit do të përballet me Lask në transfertë, ndërsa vuan mungesën e dyshes Thiago-Alexander Arnold. Në 5 përballjet e fundit në kampionat Liverpool ka 4 fitore dhe 1 barazim. Përballja tjetër në këtë grup është ajo mes Royal Union dhe Toulouse.
Finalistët e sezonit të shkuar, Roma synon të vijojë një tjetër rrugëtim pozitiv, ku ndeshja e parë është në transfertë me moldavët e Sheriff. Vendësit nuk duhen nënvlerësuar, pasi më parë kanë treguar se nuk tremben ndaj skuadrave të mëdha. Mungesat mbeten një problem për Mourinhon, por fitorja është objektivi i vetëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur