Projektligji për shtetësinë/ Balla: Qytetarët e Kosovës mos të testohen për gjuhën
Ministri i Mbrojtjes Taulant Balla teksa po diskutohej për projektligjin e dhënies së nënshtetësisë tha se nuk do duhet të jetë e nevojshme të testohen për gjuhën shqipe shqiptarët në Kosovë apo në Maqedoninë e veriut, ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.
Sipas Ballës qytetarët nga vendet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ku përfshihet edhe Maqedonia e Veriut, kanë dije për gjuhën dhe historinë shqiptare, po aq sa shqiptarët në Shqipëri.
“Ne kërkojmë që qytetarët e Kosovës që kanë gjuhë zyrtare, e flasin gjuhën aq bukur sa ne dhe e njohin historinë tonë sa ne, ndaj dhe nuk kanë pse t’i nënshtrohen një testi për gjuhën apo dijet mbi historinë. Në këtë këndvështrim do bëhet një përjashtim për shtetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.
Edhe në Maqedoninë e Veriut gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndaj edhe gjithë vëllezërit dhe motrat që do kërkojnë shtetësinë shqiptare, kjo do mundësohet. Këtë vendimmarrje do e quaja historike, për të çuar përpara një përgjegjësi që ka vendi amë për ata që aplikojnë për pasaportat me natyralizim”,-tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West