Yzeiri: Shqipëria të kërkojë ngritjen e çështjes çame
Analisti Ilir Yzeiri, tha se çështja çame nuk duhet të mbetet jetime.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se qeveria duhet të financojë institucionet në mënyrë që këta të fundit të mbledhin fakte e prova që kanë të bëjë me çështjen çame
“Ne jemi në demokraci, qeveria është vetëm njëra anë. Ata që e ngrenë çështjen “Beleri” janë shumë. Por ne nuk kemi institucione të pavarura, nuk kemi shoqata, akedemi. Ne nuk kemi njerëz që ta artikulojnë problemin aty ku duhet. Ne kemi ca njerëz folklorik. Kemi një problem të madh siç është ky në Greqi për çështjen çame. Ne kemi ca sharlatanë që vërtiten në studio televizive dhe nuk kemi institucione të vërteta. Çështja çame nuk duhet të mbetet jetime. Qeveria financon institucionet për të mbledhur fakte, dokumente dhe për t’i paraqitur në institucione me njerëz dinjitozë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve