“Deklaratat e Kurtit, dhuratë për Vuçiçin”, Kadilli: Po e bën aleat perëndimor
Politikani Fatbardh Kadilli ishte këtë të premte i ftuar në Euonews Albania ku ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës ndaj ndërkombëtarëve.
Kadilli tha se qëndrimet e Kurtit kundër BE dhe SHBA janë një dhuratë për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçit, pasi kështu e rendit atë te aleatët perëndimor.
Kadilli shtoi se nëse vërtet qeveria e Kosovës është demokratike siç ajo pretendon, atëherë nuk do duhet të priste marrëveshjen , por duhet të kënaqte shtetasit e vetë serb.
“Çdo aleancë tjetër është imagjinare, çdo mekanizëm tjetër për të realizuar qëllimet në favor të interes të Kosovës dhe Shqipërisë, është imagjinar. Nuk ekziston asnjë levë tjetër përveç aleancës me Bashkimin Europian dhe me Amerikën. Nëse ti zgjedh t’u kthesh kurrizin këtyre njërin ta quash naiv e tjetrin gënjeshtar, nëse ti thua se ata po flasin me gjuhën e Serbisë, i ke bërë dhuratë Serbisë.
E ke bërë Serbinë aleate të perëndimit dh e ke nxjerrë Kosovën nga boshti natyral. Në kushtet është parashikuar vetorganizimi i serbëve, pse duhet të presësh marrëveshjen ti si një republikë demokratike? Bëje vetë. Bëje ligjin, kënaqi shtetasit e tu serb”,-tha Kadilli.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh