Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, BDI e vetme në zgjedhje, partitë e tjera gati për bashkëpunime

9 Janar 2020 | 18:51

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, partitë politike të shqiptarëve po zhvillojnë bisedime për koalicione parazgjedhore. Bashkimi Demokratik për Integrim, i udhëhequr nga Ali Ahmeti, është partia e vetme që deri tani ka bërë publike se në zgjedhjet e ardhshme do të garoje vetëm, pa asnjë bashkëpunim me subjekte të tjera. Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Lëvizja Besa dhe PDSH shprehen të gatshme për bashkëpunime.

BDI më 12 prill do të kërkojë një tjetër mandat qeverisjeje nga shqiptarët, pas 16 viteve në pushtet brenda 18 viteve të fundit. Mungesa e rotacionit në bllokun politik shqiptar vjen kryesisht për shkak të copëtimit të votës opozitare në disa subjekte. Kështu ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2016. BDI grumbulloi rreth 86 mijë vota dhe 10 mandate deputetësh, ndërsa partitë opozitare shqiptare, edhe pse morën afër 124 mijë vota, për shkak të garimit veçmas arritën të nxjerrin vetëm 10 deputetë të shpërndarë në 3 parti.

Zgjedhjet parlamentare 2016

BDI

86.796 vota

10 deputetë

Lëvizja Besa

57.868 vota

5 deputetë

Aleanca për Shqiptarët

35.121 vota

3 deputetë

PDSH

30.964 vota

2 deputetë

Që nga zgjedhjet e fundit situata është komplikuar edhe më shumë, me përçarjen e Lëvizjes Besa në dy parti: Alternativa, që pretendon se ka shumicën e elektoratit duke pasur në radhët e saj edhe ideatorët e formimit të ‘Besës’ në radhë të parë, dhe Lëvizja Besa, e udhëhequr nga Bilall Kasami e cila fitoi procesin gjyqësor për emrin zyrtar të partisë.

Aleanca për Shqiptarët është e interesuar për bashkëpunim me të dyja këto parti për një koalicion tripartiak, por kjo duket e vështirë për t’u pranuar nga liderët e Alternativës dhe Lëvizjes Besa për shkak të përçarjes së thellë mes tyre. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026