FOTO/ Arsenali i armëve që gjeti Policia e Kosovës në Banjskë
Policia e Kosovës, ka publikuar me foto arsenalin e armëve që kanë gjetur gjatë kontrollit në disa lokacione e objekte banimi në Banjskë të Zveçanit ditën e djeshme.
Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj.
Kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e 24 shtatorit 2023 gjatë përleshjeve me një grup kriminal prej 30 personash të armatosur serbë në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe.
Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues ndërsa u arrestun 6 persona, që dyshohet se ishin në kontakt me grupin kriminal.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)



