U zgjodh kryetar bashkie, Halilaj: Jam njeri i rregullt, do mbetem djali i thjeshtë
Albert Halilaj, i cili është zgjedhur kreu i ri i Bashkisë së Kukës ka dhënë një intervistë për Euroneës Albania.
Ai ka falënderuar qytetarët kuksianë ndërsa u ka premtuar ulje të papunësisë, zhvillim ekonomik dhe promovim të turizmit.
Ai nuk bëri asnjë koment për kundërshtarin duke nënvizuar se fushta politike në Kukës ka qenë e qetë.
“Falenderoj të gjithë qytetarët e Kukësit për besimin që më kanë dhënë, për këtë përgjegjësi të madhe. U premtoj se do të jem i thjeshtë dhe do u vij në ndihmë të gjithë qytetarëve, lidhur me infrastrukturën, papunësinë, zhvillimin ekonomik, dhe promovimin e turizmit.
E njoh shumë mirë administratën, jam pranë çdo halli të qytetarëve. Për kundërshtarin tim kam vetëm një koment pozitiv, është e vetmja fushatë në Kukës që gjatë 30 viteve që nuk ka pas asnjë incident. Qytetarët e Kukësit treguan vlera e mirësjellje. Ju kam premtuar qytetarëve, për uljen e papunësisë, turizmin dhe zhvillimin ekonomik. Politika duhet të kthejë sytë nga hallet e qytetarëve, nga njerëzit në nevojë. Falenderoj Ramën që më ka dhënë garancinë se do të jetë prezentë së bashku me qeverinë në katër vitet në vazhdim në Kukës.”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje