“S’e bëjmë dot fajtor”, gazetari: Berisha humbi 1 bashki, Basha gjithë ato

25 Shtator 2023 | 20:34

Gazetari Elkier Bushkolaj tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk mund të bëhet përgjegjës drejtpërdrejtë Berisha për humbjen në Kukës.

Sipas tij Basha humbi më shumë se 1 bashki dhe prapë nuk e bëri njeri përgjegjës, kështu që gazetari ishte i mendimit se përgjegjësia për humbjen duhet ndarë mes të gjithëve.

“Kukësi është një mesazh i qartë së pari për opozitën. Kam vënë re që ka një artikulim sikur opozitën e bëjnë monopol të zotit Berisha. Zoti Berisha është kreu i grupimit më të madh opozitar, por nuk është përgjegjësi kryesor për humbjen e Emri Vatës. Përgjegjës për humbjen e Emri Vatës, për mua është gjithë faktori opozitar. Është e pamundur që ti të akuzosh për përgjegjës direkt kryetarin e partisë për një njësi vendore. A duhet të ketë përgjegjësi për humbjen në Kukës? Absolutisht që duhet të ketë përgjegjësi për humbjen në Kukës nga gjithë struktura përgjegjëse që ka qenë në Kukës dhe ka marrë përsipër organizimin e fushatës, qoftë deputeti, qoftë kush ka qenë drejtues i fushatës, qoftë zoti Noka. Absolutisht duhet të ketë një përgjegjësi, por që të shkohet direkt fajin e ka Berisha, nuk besoj se është korrekte kjo. Basha humbi gjithë ato zgjedhje dhe në fund të ditës nuk ishte Basha i vetmi fajtor për humbjen e atyre zgjedhjeve,” – u shpreh Bushkolaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023