Kosova në zi, ish-kreu i LVV: Akt lufte i pastër, i sponsorizuar nga Serbia

25 Shtator 2023 | 21:53

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Bojken Abazi shprehu ngushëllimet e tij për familjen e policit të Kosovës që u vra në veri të vendit nga terroristët serbë.

Në një intervistë për “Noë me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ai deklaroi se çfarë ndodhi të dielën ishte një akt lufte i pastër dhe i sponsorizuar.

“Është pikëlluese që më shumë se dy dekada pas lufte prapë duhet që Kosova të mbrohet me gjak nga sulmi i pandërprerë i një Serbie që është e papenduar për gjenocidet ciklike që ka kryer aty dhe vazhdon me akte lufte të cenojë integritetin territorial të Kosovës. Ky ishte një akt lufte i pastër, për bindjen time të thellë, është zhvilluar përmes një aksioni terrorist të sponsorizuar, organizuar, financuar, frymëzuar drejtpërdrejt nga Beogradi zyrtar dhe Vuçiçi, siç po nxjerrin dhe faktet të nxjerra një pas një, të bëra publike nga qeveria dhe policia e Kosovës,” – u shpreh Abazi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026