Ambasadori amerikan në Kosovë: Nuk kishim informacion paraprak, do ta parandalonim

26 Shtator 2023 | 14:44

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Ai nënvizoi se nuk kishin informacion për sulmin se përndryshe do ta parandalonin .

Më tej ai tha se janë të shqetësuar për situatën që është krijuar duke theksuar se duan të dinë se nga kush është bërë ky sulm.

Sipas tij, sulmi ndodhi nga një grup I stërvitur dhe kanë pasur qëllime të qarta.

“Sapo takova Vjosa  Osmanin dhe fola për aktin terrorist  të ndodhur mëngjesin e së dielës dhe shpreha ngushëllimet për policin e ndjerë. Është një incident dhe një sulm shumë serioz dhe Kosova së bashku me partnerët duhet të kuptojnë se përse ndodhi e gjitha kjo. Jemi të informuar për rrugën që kanë ndjekur. Serbët kanë përdorur forcën për të qëndruar në Manastir. Jemi ende duke kërkuar për personat që kanë qenë të interesuar për këtë sulm dhe pse ndodhi ky sulm. Ky nuk ishte një grup individësh të thjeshtë që morën këto veprime, këta janë një grup I stërvitur dhe kanë pasur qëllime të qarta. Duam të dimë se kush I drejtonte këto persona dhe kush ishte qëllimi I tyre I vërtetë. Ne nuk mund të komentojmë informacionet që ka Inteligjenca, informacionet paraprake. Nuk e kemi ditur dhe nuk kemi pasur informacion  për këtë sulm, sepse pot ë kishim do I kishim paraprirë dhe nuk do të kishte asnjë humbje jete”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026