Avokati: Të merren masa për ata që dalin nga burgu, rrezikohen nga hasmëritë
Avokati Redi Ramaj ishte mëngjesin e kësaj të mërkure i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për ngjarjen që tronditi Rrëshenin ditën e djeshme, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën 3 persona të tjerë.
ai tha se që këto ngjarje të shmangen duhet që prokuroria dhe gjykata, për raste që lidhen me individë të tjerë, të marrin masat e duhura për ata persona që dalin nga burgu pasi rrezikohen nga hasmëritë e krijuara.
“Jo vetëm në rrëshen por në çdo zonë tjetër, në momentin që kemi hetime, çojmë para drejtësisë personat për një ngjarje të caktuar, i jepet një dënim i arsyeshëm brenda ligjit , për raste të veçanta, sidomos për krime që kanë të bëjnë kundër personit që lidhen me individë apo persona të tjerë, duhet patjetër të merren masat e duhura nga gjykata dhe nga prokuroria që mos të përsëriten raste të tilla.
Si qytetar ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër, ky është funksion i policisë dhe drejtësisë”,-tha për Euronews Albania, avokati Redi Ramaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West