Fajtor për korrupsion/ Apeli lë në fuqi dënimin për ish-shefin e hetimit në Elbasan

27 Shtator 2023 | 10:30

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 4 muaj burg për ish shefin e hetimit të krimit në Elbasan Leonard Palushi.

Palushi  është deklaruar fajtor nga gjykata për korrupsion pasi pranoi te mira materiale nga Erjon Alibej , ky i fundit i arrestuar nga SPAK.

Komunikimi i gjykatës:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.P. për kryerjen e veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 3 (tre) vite e 6 (muaj) burgim.

  1. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri L.P. me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.
  2. Vuajtja e dënimit të të pandehurit L.P. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  3. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin L.P., për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar…”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026