Petkoviç mohon se Radoiçiç gjendet në spitalin ushtarak në Beograd

27 Shtator 2023 | 20:23

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petkoviç, hodhi poshtë pretendimet e bëra nga ministri për Punë të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, gjendet në spitalin ushtarak në Beograd.

“Sveçla gënjeu se Millan Radoiçiç është shtruar në spitalin ushtarak në Beograd”, tha Petkoviç përmes një deklarate më 27 shtator.

Një ditë më herët, ministri Sveçla gjatë një interviste për Euronews Albania deklaroi se Radoiçiç, i cili ai tha se ishte udhëheqës dhe pjesëmarrës në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, “ka shumë gjasa që është në spitalin në spitalit ushtarak në Beograd”.

Radoiçiç është nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, që tha se shfaq Radoiçiçin e armatosur duke qëndruar në manastirin në Banjskë me një grup personash të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026