Sulmi terrorist, gazetari: Ja arma misterioze “204” e ushtrisë së Serbisë
Gazetari i Euronews Albania Kosovë Gjoci solli në emisionin Now në Euronews Albania detaje nga sulmi i armatosur ndaj policisë së Kosovës të dielën në Banjskë.
Ai tregoi se numri i gjetur në një nga armët e sekuestruara grupit terrorist është interpretuar nga ministri i Brendshëm si lidhje me ushtrinë serbe.
“Gjatë orëve të pasdites ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka postuar një lajm sa i përket hetimeve që kanë përfunduar që mbrëmë dhe fshati është hapur për qarkullim. Sveçla ka bërë me dije se ka pasur prova të reja që janë gjetur, përfshirë dokumente që dëshmojnë se ushtria serbe ka gisht në atë që ka ndodhur të dielën me grupin e armatosur që sulmoi policinë e Kosovës. Sipas asaj që është thënë nga Sveçla numri 204 i gjetur në një nga armët është shifër që i takon armatimit zyrtar të ushtrisë serbe, janë numra që identifikojnë armë të ushtrisë serbe”, tha gazetari Gjoci.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset