Bardhi: Do të propozojmë rezolutë për hetim ndërkombëtar për vrasjen e policit

28 Shtator 2023 | 15:40

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se do t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë, rezolutën në mbështetje të Kosovës që dënon vrasjen e efektivit të policisë nga terroristët serbë dhe nisjen e një hetimi ndërkombëtar në lidhje me rastin.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Bardhi nënvizon se do të propozojë gjithahstu në Kryesinë e Kuvendit që në seancën e radhës të parlamentit të Shqipërisë të mbahet një mocion me debat në lidhje me Kosovën.

Ai shtoi se është domosdoshmëri që Kuvendi i Shqipërisë të harmonizojë plotësisht qëndrimin e tij me Kuvendin e Kosovës.

“Fjalët që ndryshojnë sipas orëve të Edi Ramës në raport me zhvillimet në Kosovë nuk kanë asnjë vlerë. Është koha që Republika e Shqipërisë të veprojë në mbështetje të Kosovës.

Rezoluta e miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës duhet të miratohet pa asnjë vonesë edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Si kryetar i Grupit Parlamentar të PD do të propozoj një mocion me debat mbi këtë çështje dhe në përfundim të të cilit, do të propozojmë miratimin e Rezolutës.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të harmonizojë plotësisht qëndrimin e tij me Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga qeveria shqiptare, që në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe aleatët ndërkombëtarë, të kërkojë dhe nxisë një hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026