“Nuk isha as me dekolte”-shqiptarja “përplaset” me vajzën e mbuluar në Turqi
Kuratorja e imazhit, Linda Kalemi tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se ka pasur një rast kur është përplasur me një vajzë të mbuluar gjatë një vizite në Turqi, kur kjo e fundit e ka paragjykuar për veshjen.
Kalemi tha se mbi të gjitha veshja e saj nuk ishte as e ekzagjeruar, sepse vetë ajo nuk preferon të mbajë dekolte apo rripa, pasi nuk i shkojnë.
Sidoqoftë, kuratorja e imazhit ndau rastin e para 10-15 viteve kur e kishte gjetur veten mes katër grave turke në një minibus, e ulur ngjitur me një vajzë të re të mbuluar.
“Filloi të mërmëriste nëpër dhëmbë dhe unë se kisha mendjen se ndonjëherë flasin njerëzit, bëjnë lutje, mbase mendova se është në telefon, nuk e di dhe nuk e vura re. Më pas shikoj që më hidhte fjalë, ndenja pak dhe u përqëndrova, i thash ‘më fal me mua e ke?’. Më tha ‘ka mundësi të shkosh te poltroni tjetër, në krahun tjetër’, i thash ‘përse, kam ndonjë problem?’, më tha që jo dhe prap më kërkoi të largohem. I thash që mund të lëvizte ajo meqë shqetësohej se ishte dhe më e re, por përsëri nuk kuptova,” – u shpreh Kalemi.
Siç tregoi ajo, vajza ishte ankuar se të huajt ju prishin punë dhe s’ju pëlqen pamja e tyre. Kalemi shtoi se një grua pas saj kishte ndërhyrë në bisedë për të thënë se të tillë njerëz i prishin imazhin Turqisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës