Breshëri shkatërron mollët në Korçë, fermerët në protestë
Fermerë të fshatrave të Korçës, Devollit e Maliqit kanë protestuar ditën e sotme para zyrave të drejtorisë së ekstensionit bujqësor.
Shkak është bërë humbja e prodhimit të mollës nga breshëri i rënë vetëm pak ditë më parë në pjesën më të madhe të fshatrave të këtyre bashkive.
Nënkryetari i shoqatës së biznesit të vogël në Korçë, Bujar Muço i ka kërkuar kësaj drejtorie, por dhe ministrisë së linjës të tregojë më shumë kujdes në raste të tilla ndaj fermerëve. Ai ka kërkuar dëmshpërblimin e tyre pasi fermerët prej 4 vitesh humbasin prodhimin e tyre të mollës.
Nga ana tjetër fermerët janë shprehur se, në rast se qeveria nuk iu gjendet dhe këtë vit afër, e vetmja rrugë që ju mbetet është largimi nga ky vend.
Te tjerë fermerë akuzojnë se mbështetjen e rrjetave e kanë marrë simpatizantë të PS dhe jo fermerët e thjeshtë që fitojnë bukën e gojës nga bujqësia.
Drejtori i drejtorisë rajonale të ekstensionit bujqësor Vullnet Gjolla është shprehur se ministria e linjës ka mbështetur herë pas here fermerët me rrjeta anti-breshër ndërkohë që ju ka kërkuar atyre se duhet të sigurojnë prodhimin e tyre përfshi dhe sipërfaqet e mbjella me mollë.
Në qarkun e Korçës burime zyrtare bëjnë me dije se janë të mbjella me shume se 3100 hektarë mollë nga të cilat vetëm në bashkinë e Devollit, ku dhe dëmet janë më të mëdha, janë më shumë se 680 hektarë.
Zyrtarisht pranohet se dëmi nga breshëri shkon deri në 40% ndërkohë që fermerët thonë se ky dëm shkon deri në 80% të sipërfaqes të mbjellë me mollë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta