I përfshirë në sulmet në veri, jep dorëheqjen nga drejtimi i Listës Serbe Radoiçiç

29 Shtator 2023 | 13:50

Presidenti i Serbisë tha për televizionin kombëtar spanjoll TV Española se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Radoiçiç nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, tha Vuçiç në fjalimin e tij.

Ai përmendi se Lista Serbe e sheh Radoiçiçin si luftëtar të lirisë dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë mendojnë të njëjtën gjë.

Në intervistën e tij presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.

“Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar sepse e di sa agresivë janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë shumë mbështetje nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo më shqetëson dhe më tremb”, tha Vuçiç

Milan Radoiçiç ishte pjesë e grupit të terroristëve që sulmuan policinë e Kosovës, ku vdiq efektivi Afrim Bunjaku.

Ai është kapur nga një dron i policisë së Kosovës teksa udhëheq grupin terrorist brenda manastirit në Basnjkë.

Policia e Kosovës ka bastisur sot objektin ku ai jeton në veriun e Kosovës.

Radoiçiç është në “listën e zezë” të SHBA-së dhe i ndalohet hyrja dhe të bëjë biznes në atë vend. Ai u vendos në listë për shkak të lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar transnacional.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026