Sevilla pengesa për kreun, Hoffenheim sfidon Dortmundin në Bundesligë

29 Shtator 2023 | 19:10

Barcelona dhe Sevilla përballen mbrëmjen e së premtes në Estadio Olimpiko, me katalanasit të cilët në rast fitoreje do të riktheheshin sërish në krye të tabelës së klasifikimit. Të besuarit e Xavit kanë lënë pas atë barazim ndaj Mallorcas, i cili përkeqësoi disi situatën sa i përket pozicionit në tabelë, por distanca nga vendi i parë është vetëm 2 pikë.

Në anën tjetër, Sevilla vjen pas një fitoreje me rezultatin 5-1 ndaj Almerias, ndërsa në rast fitoreje ngjitet me 5 pozicione në tabelë. Dy sfidat direkte të zhvilluara në sezonin e kaluar u mbyllën me fitoret e blaugranëve 3-0 dhe 0-3.

Bundesliga gjermane rikthehet me një sfidë të jashtëzakonshme këtë të premte, aty ku Hoffenheim dhe Dortmund përballen për kreun e tabelës. Të dyja skuadrat kanë një ecuri shumë të mirë, me verdhezinjtë që në 5 përballje kanë 3 fitore dhe 2 barazime, ndërsa në anën tjetër, Hoffenheim ka mundur të grumbullojë 12 pikë.

Në rast fitoreje secila prej skuadrave ka mundësinë të marrë përkohësisht kreun e tabelës, kjo për faktin se Bayerni kryesues luan të shtunën ndaj Leipzig në transfertë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të hënën pranë Pallatit Presidencial në...
08:43 | 28/07/2026

Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)

Një roje plazhi 16-vjeçar është kthyer në heroi pasi shpëtoi një djalë rreth 10 vjeç, i cili u rrëmbye nga dallgët në plazhin Seabright, në...
08:36 | 28/07/2026

Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë këtë të martë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin ukrainas Volodymyr...
08:28 | 28/07/2026