11 deputetë të përjashtuar nga PD / Kthupi: Zgjodhën një organizëm tjetër politik

30 Shtator 2023 | 12:52

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe përfaqësues ligjor i saj, Rezart Kthupi ishte këtë të shtunë i ftuar në Euroews Albania për të folur rreth përjashtimit të 11 deputetëve nga Partia Demorkatike.

Sipas tij përjashtimi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike i 11 deputetëve që u ulën në tryezë me Sali Berishën, nuk duhet të quhet përjashtim, por noterizim i fakteve.

Ai shpjegoi se këta deputetë nuk mund të quhen anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pasi njohin për kryetar Sali Berishën dhe jo Lulzim Bashën.

“Nuk janë të përjashtuar. Nuk është përjashtim, është noterizim i një fakti ekzistues. Të 11 deputetët të cilët nuk janë më në listën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, janë njerëz që në harkun kohor të 1 viti apo dy viteve të fundit, janë njerëz që kanë zgjedhur të bëjnë jetën politike, në një organizim politik ndryshe nga Partia Demokratike, e për pasojë nuk shprehin më as qëndrimet e as vullnetin politik të Partisë Demokratike.

Nuk mund të vazhdojë një individ i cili nuk është në të njëjtën linjë me qëndrimet e partisë ta përfaqësojë këtë parti në parlament. Është e vërtetë që këta janë zgjedhur me votat e partisë demokratike, por qëndrimi i Partisë Demokratike  është i ndryshëm nga ai i tyre.

Logjika do ta donte që këta njerëz të kishin dhënë dorëheqjen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pasi nuk mund të jesh anëtar i grupit parlamentar të partisë demokratike dhe të njohësh si kryetar Sali Berishën. Ata nuk I njohin institucionet e Partisë Demokratike”,-tha Rezart Kthupi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026