“Serbia është armatosur rëndë”, Lleshaj: E ka detyrë kushtetuese të rimarrë Kosovën
Ish-ministri i Brendshëm, dhe ish-gjenerali Sandër Lleshaj tha në emisionin Review në Euronews Albania se ajo që ndodhi të dielën në Banjskë është vetëm një hap përshkallëzimi në në atë që shkruhet në kushtetutën e Serbisë, që Kosova është pjesë e saj.
Sipas tij, në dy vitet e fundit Serbia është armatosur rëndë pikërisht për të vënë në zbatim planin e asaj që e ka të shkruar në kushtetutë, gjë që siç tha me naivitet është shpërfillur nga ndërkombëtarët, të cilët kanë vijuar përpjekjet për dialog.
“Ajo që shohim sot është vetëm një hap logjik përshkallëzimi që shkruhet në Kushtetutën e Serbisë, që Kosova duhet të jetë pjesë e Serbisë. Shteti serb ka një detyrë kushtetuese, të kthejë mbrapsht Kosovën. Identiteti i Vuçiç i lidhur me dy figura problematike, Millosheviçi dhe Putin dhe përpjekja për të kthye në anën perëndimore është iluzive. Është një hap logjik i radhës në një strategji që synon rikthimin mbrapsht të Kosovës. Serbia është armatosur rëndë këto dy vite në mënyrë të heshtur, po përgatitet për diçka dhe është ajo që e urdhëron kushtetuta e tyre, pjesa tjetër është naivitet politik”, tha Lleshaj,
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West