Si do vijojë dialogu? Wisner: I takon Serbisë të respektojë Kosovën

1 Tetor 2023 | 17:01

Ish-përfaqësuesi special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Frank Wisner tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia duhet të respektojë Kosovën gjatë procesit të dialogut.

Sipas tij, dialogu nuk duhet fajësuar për situatën mes Kosovës dhe Serbisë pasi bëhet fjalë thjesht për një format negociatash.

“Ajo për të cilën po flasim është vullneti politik i dy qeverive për t’u marrë seriozisht dhe sinqerisht me këtë dialog dhe për të bërë konsensuset e duhura. Në vend që të themi që po dështon dialogu le të rikthehemi se çfarë ndodhi në Ohër. Marrëveshja e Ohrit është duke theksuar një zgjidhje të mundshme e cila është vendosur dhe dakordësuar dhe tanimë i takon të dy palëve, sidomos Serbisë për ta zbatuar atë marrëveshje se kjo do të thotë se duhet të vijojë diplomacia nga ana e BE-së dhe nga ana e SHBA-së në mënyrë që të koordinohet kjo punë,” – u shpreh Wisner.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut

Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të...
15:45 | 16/06/2026

50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

Gazetari Artan Hoxha këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiu ka zbuluar detaje mbi operacionin e fundit antidrogë të SPAK...
15:21 | 16/06/2026

Artan Hoxha zbulon të dënuarin në qelinë e luksit

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë te premte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka ndarë detaje të reja lidhur me pamjet luksoze nga qelia...
14:33 | 12/06/2026