“Serbia e Kosova po humbasin kohë”, Feith: Situata më e vështire se 10 vite më parë
Ish-përfaqësuesi civil ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-përfaqësuesi special i BE, Pieter Feith tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia dhe Kosova po humbasin kohë, duke iu referuar këtu situatës aktuale që është e tensionuar.
Sipas tij tensionet në veri e kanë bërë situatën aktuale më të vështirë se 10 vite më parë.
“Gjëja më e keqe që mund të ndodhë tani sipas këndvështrimit tim, sepse kemi humbur kohë të çmuar, është se të dyja Kosova dhe Serbia, nuk do të jenë të gatshme për t’u anëtarësuar në BE tani së afërmi dhe mendoj se situata tani është më serioze dhe shumë herë më e rrezikshme nga ç’ka qenë atëherë sepse ne nuk e dimë nëse ka elementë të tjerë kriminalë që operojnë në veri të Kosovës dhe nuk e dimë nëse veprojnë vetëm, në mënyrë autonome pa konsensusin e qeverisë së Beogradit, ose nëse këto elementë kanë mbështetje aktive të autoriteteve serbe,” – u shpreh Feith.
LEXONI GJITHASHTU:
- Publikohet video e vrasjes së policit Afrim Bunjaku në Kosovë
- Reagimi i parë zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar për shtimin e trupave në Kosovë
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin