Infermieria shumë e kërkuar/ Prifti: Mësuesia rrezikon të mbyllet në Korçë

2 Tetor 2023 | 07:10

Artur Prifti, drejtori i kurrikulës së universitetit “Fan Noli” në Korçë ishte të dielën i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ku ka treguar se cilat janë degët të cilat janë preferuar më shumë nga studentët dhe cilat po rrezikojnë të mbyllen.

Sipas tij dega që është preferuar më shumë në Universitetin e Korçës, është infermieria.

“Për sa i përket programeve që kanë pasur numër të lartë të regjistruarish mbeten po të njëjtët programe, ato që diskutuat dhe ju në studio ato të infermierisë dhe të sporteve. Për sa i përket programit të studimit mësuesi për arsimin parashkollor, do shtoja edhe një fakt tjetër për ta plotësuar zyshën, është një program punësimi që ofron mundësi studimi pa përfunduar masterin.

Prifti tha gjithashtu se mund të ketë edhe mbyllje programesh në Universitetin e Korçës.

“programet që nuk kanë pasur studentë të regjistruar janë matematikë-fizikë, Gjuhë dhe Kulturë Frënge, Gjuhë-Letërsi shqipe dhe Gjuhë pakicash, Teknika të prodhimit të farave dhe Fidanëve, Mbështetëse zyrë për komunikim Bibliotekë dhe Arki”,-tha Artur Prifti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026