Dozat e para të vaksinës ‘Pfizer’ mbërrijnë sot në darkë, Rama: Do jenë më pak nga sa ishin planifikuar

1 Shkurt 2021 | 09:09

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS-së deklaroi se dozat e para të vaksinës nga kontrata me kompaninë “Pfizer” pritet të vijnë sot në darkë në Shqipëri.

Rama theksoi se autoritetet shqiptare janë edhe shumë afër një marrëveshjeve përfundimtare me kompaninë Astrazeneca për sigurimin e vaksinës anti-COVID. 

“Ne kemi vetëm një spostim në kohë, pasi dozat e para të Pfizer do të vinin në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmimit të fundit dozat e para mbërrijnë sot në darkë dhe do të vazhdojnë me faza dhe jemi shumë afër një marrëveshjeje përfundimtare me AstraZeneca. Po vazhdojmë kontaktet tona me disa vende, janë 3 shtete me të cilat ne vazhdojmë kontakte dhe jemi në rrugë të mbarë”, tha kreu i qeverisë.

Teksa u pyet nga gazetarja Eksiola Shehu për numrin e vaksinave që do të mbërrijnë sot në Shqipëri, kryeministri nuk dha një shifër të saktë.

Rama nënvizoi se do të vijnë më pak nga sa ishin planifikuar. 

“Nuk e kam tani në këtë moment, se dua të jap shifër të saktë, sa do të jenë dozat që do të mbërrijnë sot. Muaji shkurt do të jetë një muaj me qartësi mbi gjithë procesin. Sot do të vijnë doza më pak sesa ato që ishin angazhuar, por sidoqoftë e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë”, u shpreh ai.

Lexoni gjithashtu:

Ku do të kandidojë më 25 prill? Kryeministri Rama i përgjigjet Euronews Albania

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026